AKTUALITET, 26 Shtator 2021, 15:11

U kap me kallashnikov dhe kanabis, arrestohet i riu në Shkodër (EMRI)

U kap me kallashnikov dhe kanabis, arrestohet i riu në Shkodër (EMRI)

Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi u kap me armë dhe fishekë.

Burime zyrtare bënë me dije se gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Saimir Mali, banues në Ganjollë, iu gjetën një armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë luftarakë dhe një sasi lënde narkotike të dyshuar kannabis sativa.

I riu akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje“ dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.