TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë monologut të sotëm mbi 1 orë e 45 minuta Edi Rama bëri një autogol flagrant për çdo manual të komunikimit politik. Ai bëri lëshime të konsiderueshme për të qetësuar studentët, por ai nuk pati guximin t’i thotë ato me zë të lartë duke e zeruar plotësisht efektin e tyre. Kjo u duk menjëherë edhe nga reagimi i studentëve në shesh që i hodhën poshtë me përbuzje ofartat e tij.
Rama u tregua i hapur për uljen e tarifës së universiteteve duke thënë se buxheti i shtetit mund ta kompesonte atë. Ai shkoi edhe më tej dhe tha se personalisht mendonte se mund të uledhin edhe tarifat e konvikteve si pasojë e gjendjes së tyre të keqe. Pasi ka pranuar anullimin e tarifës për provimet e studentëve ngelës, ai propozoi sot edhe shkarkimin e gjithë njerzve të qeverisë nga bordet e administrimit për universitetet. Ai gjithashtu tha se për nxënësit e shkëlqyer mund të paguhet totalisht tarifa dhe se nxënësit e ekselencës duhen punësuar në administratë.
Por me gjithë këto lëshime të rëndësishme që as mund të mendoheshin më parë Rama e humbi shancin që të bëhej sadopak i pranueshëm për studentët. “ai u tall me ne” tha menjëherë pas mbarimit të fjalimit njëri prej tyre për Nevs 24.
Në fakt Rama nuk donte të tallej me studentët, por ai i treti si kripa në det propozimet e veta, ose nga marrëzia deliarante e shfrytëzimit të kamerave për të sulmuar kundërshtarët dhe kritikët, ose nga makthi se mos po duket sikur dorëzohet, ai foli 1 orë e 45 minuta për një gje që mund ta përmblidhte 5 minuta.
©lapsi.al