TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Studiuesi Taulant Muka, një zë i fortë, i cili në pak muaj denoncoi skandalet me plagjiatura në ministritë e vendit ka reaguar, duke i mbështetur studentët e Tiranës, të cilët sot e kanë zhvendosur protestën e tyre para godinës së Ministrisë së Arsimit.
“Wind of Change! Studentët Shqiptarë kërkojnë të mos nëpërkëmben, por të trajtohen me dinjitet! Të gjithë, duhet t’i bashkohemi protestës!
Qytetarë dhe prindër duhet ta mbështesin rininë! Arsimi cilësor është e ardhmja!”, shkruan Muka, ndërsa shpërndanë edhe një video nga protesta masive e studentëve nga disa universitete të Tiranës.
Të rinjtë protestojnë kundër vendimit për rritjen e tarifave për provimet, si dhe kërkojnë uljen e menjëhershme të tyre.