AKTUALITET, 6 Dhjetor 2018, 10:49

Protestës masive të studentëve i bashkohen edhe pedagogët

Protestës masive të studentëve i bashkohen edhe pedagogët

Protestës së fuqishme studentore që po zhvillohet në të gjithë vendin i janë bashkuar edhe pedagogët. Studentët e universitetit të Durrësit, “Aleksandër Moisiu” dhe të universitetit të Korçës, “Fan Noli” janë mbështetur edhe nga pedagogët e tyre.

Grupe të tyre janë nisur drejt Tiranës, përpara Ministrisë së Arsimit, ku janë mbledhur momentalisht mijëra studentë nga universitetet e Tiranës, Kamzës, Durrësit, Elbasanit, Korçës.

Dy reagime të pedagogëve janë bërë të njohura deri tani: ai i pedagogut dhe deputetit Shezai Rrokaj dhe ai i pedagogut Mark Marku, në emër të Forumit për Liritë Akademike dhe Autonominë Universitare.