TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Xavi Hernandez është bërë personazhi kryesor dhe më i përfolur në media ditët e fundit.
Pas prezantimit si trajner i Barcelonës, Xavi tani ka vazhduar punën për të përgatitur skuadrën për ndeshjet e rradhës.
Gjatë prezantimit të tij ditën e djeshme Xavi ka prekur shumë tema që e lidhnin me të gjatë kësaj periudhe.
Ai konfirmoi se për Barcelonën ka refuzuar një kombëtare, sepse katalanasit ishin ëndrra e tij për t’i drejtuar.
'Është e vërtetë që kam folur me Brazilin. Ideja ishte ta ndihmoja Titen dhe pastaj ta merrja në dorë ekipin vetë pas Botërorit. Por ëndrra ime ishte të vija në Barcelonë. Ndihem i gatshëm dhe plot vetëbesim. Ndiej se ky është çasti', deklaroi Xavi.