TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zlatko Dalic ka dalë në konferencë për shtyp përpara ndeshjeve kualifikuese për “Qatar 2022” ku ka folur rreth ndeshjeve që e presin Kroacinë.
“Kemi përpara dy ndeshje që nuk duhen nënvlersuar kurrësesi. Duhet të marrim rezultate pozitive ndaj Maltës dhe Rusisë. Të aktivizoj Petkoviç që nga minuta e parë? Këtë gjë nuk di ta them sepse në ekipin tim kam dy mesfushorët më të mirë në botë, Brozoviç dhe Modriç.
Nuk duhet të rrezikoj e të ulë në stola ta të dy duke bërë eksperimente. Petkoviç është një lojtar me shumë vlera dhe ka pontencial, por zgjedhja ime është e vendosur dhe titullarë tek unë do të jenë gjithmonë Modriç dhe Brozoviç”, kështu është shprehur tekniku i kombëtares kroate