TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bayern Mynih shpallet kampion i Bundesligës për sezonin 2022/23. Pas barazimit të mundimshëm të Dortmundit në shtëpinë e tij, në ndeshjen e fundit, Bayern ka arritur që të korrë sukses, me rezultatin 2-2.
Bayern mundi 1-2 Koln në transfertë (Coman, Musiala / Ljubicic) dhe festa ishte e ligjshme pas barazimit 2-2 të Dortmund ndaj Mainz.
Skuadra e drejtuar nga Tomas Tuchel përmbyll në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin, me 71 pikë dhe trofeun e Bundesligës në xhep. Skuadra ka shënuar 91 gola në këtë kampionat dhe ka pësuar 37.
Lot dhe dëshpërim i madh te Dortmund, që për t’u rikthyer te titulli do duhet të presë sërish. Sa i takon sfidës së barazuar 2-2 ndaj Mainz, takimi ishte mjaft emocionues.
Mysafirët gjetën golin në minutën e 15-të me Olsen. Skuadra vendase mund të vendoste ekuilibrat pas 4 minutash me Haller, por sulmuesi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Të besuarit e Svensson dyfishuan shifrat me Onisi2o në minutën e 24-të, duke i dhënë një goditje të rëndë kundërshtarit.
Goli i shpresës për Reus me shokë erdhi në minutën e 70-të nga Guerreiro, por tepër vonë, pasi nuk mjaftoi as goli i Sule në fund. Pavarësisht se stadiumi “Signal Iduna Park” ishte i tejmbushur me tifozë, Dortmund zhgënjeu totalisht (vendi i dytë, 70 pikë) duke humbur mundësinë për të fituar titullin në javën e fundit.