SPORT, 26 Maj 2023, 13:38

Një ndër më të paguarit nga liga amerikane, Xherdan Shaqiri renditet në mesin e 100 të rinjve më të pasur në Zvicër

Një ndër më të paguarit nga liga amerikane, Xherdan Shaqiri

Futbollisti zviceran me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri, është një nga lojtarët më të paguar të momentit në Major League Soccer, duke u renditur kështu në mesin e 100 zviceranëve të rinj më të pasur.

Sulmuesi anësor Xherdan Shaqiri është lojtari më i paguar në Major League Soccer dhe kjo është konfirmuar nga shifrat e publikuara nga liga amerikane.

Futbollisti me origjinë nga Kosova ka korrur sukses në disa ekipe me zë, të cilat kanë hedhur shumë para për të blerë dhe për të shtuar në ekipin e tyre talentin nga Gjilani.

Së fundmi, Xherdan Shaqiri u rëndit në mesin e 100 emrave të të rinjve zviceranë, të cilët kanë arritur të vënë pasuri në shuma marramendëse edhe pse nuk i kanë bërë ende 40 vjeç.

Me një pasuri prej rreth 20 deri në 50 milionë franga, futbollisti i ka bërë vend vetes në listën e të pasurve Zviceranë.

Njerëzit më të pasur në Zvicër janë kryesisht meshkuj, këtë e  tregon pa dyshim lista me 100 emra.

Ka të rinj super të pasur, mes tyre një numër të mrekullueshëm atletësh në kategorinë e yjeve, ata zakonisht fitojnë pasurinë e tyre në moshë të re.

Lista përfshin futbollistin shqiptar Xherdan Shaqiri (31) me rreth 20 deri në 50 milionë franga.