TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këlni humbi 0-2 në “Rhein Energie Stadion” kundër Augsburg, sfida e parë e javës së 15-të në Bundesligë, duke i dhënë fund serisë prej katër rezultateve pozitive radhazi në kampionat.
Ekipi mik realizoi dy herë në 20 minutat e fundit të ndeshjes dhe mori tri pikë të rëndësishme, duke iu larguar përkohësisht zonës së ftohtë.
Ndeshja nisi me raste, por Modeste për vendasit dhe Hahn nga krahu tjetër nuk ia dolën të gjejnë golin. Augsburg shënoi në minutën e 13-të, por Mikael Gregoritç ishte në pozicion të parregullt.
Kaq për pjesën e parë, teksa dy skuadrat vijuan të kërkojnë golin e avantazhin në pjesën e dytë. Atë e gjeti Augsburgu në minutën e 72-të me Andre Hahn, i cili shfrytëzoi një pasiguri të mbrojtjes vendase dhe dërgoi topin në rrjetë.
Skuadra mike nuk i ndaloi sulmet dhe dy minuta përpara fundit të ndeshjes gjeti golin e dytë. Niklas Dorsch realizoi një gol të jashtëzakonshëm dhe tek Augsburgu nisi festa.