SPORT, 10 Dhjetor 2021, 19:24

Sauthemptoni sfidon Arsenalin në Londër, Hasenhutl merr vendimin për Brojën

Sauthemptoni sfidon Arsenalin në Londër, Hasenhutl merr vendimin

Një gabim i portierit MekKarti i kushtoi dy pikë Sauthemptonit, që po kryesonte 1-0 ndaj Brajtonit, por pësoi një gol në minutat e fundit shtesë dhe mori vetëm një barazim 1-1.

Armando Broja shënoi golin e vetëm për “shenjtorët” duke u dhënë avantazhin në pjesën e parë dhe pikërisht për këtë arsye, trajneri Ralf Hasenhutl pritet t’i japë një tjetër shans si titullar, në përballjen e nesërme ndaj Arsenalit në “Emirates Stadium”.

Mediat pranë klubit bëjnë me dije se tekniku austriak ka provuar gjithë javën dyshen Broja-Che Adams në majë të sulmit, pasi pret sërish që bomber kuqezi të udhëheqë skuadrën dhe pse jo, të shënojë një tjetër gol.

Armando Broja ka shënuar tre gola në Premier League me Sauthemptonin, të treja në tre ndeshjet e vetme që ka nisur si titullar në “St Mary’s Stadium”, teksa tani Hasenhutl është i bindur që ka ardhur koha që sulmuesi të lërë gjurmë edhe në transfertë.

Sa i përket portës, me dëmtimin e MekKarti, Sauthempton firmosi me urgjencë me argjentinasin Kabajero, i cili pritet të luajë titullar ndaj Arsenalit, ndonëse ka muaj të tërë që nuk zbret në fushë.