SPORT, 18 Dhjetor 2021, 22:10

Uzuni gol “in extremis”, ngjit Ferencvarosin në krye

Uzuni gol “in extremis”, ngjit Ferencvarosin në krye

Myrto Uzuni rikthen Ferencvarosin në krye të kampionatit elitar hungarez. Sulmuesi beratas shënoi në minutën e dytë shtesë golin e vetëm të sfidës ndaj Honved, duke i siguruar ekipit kampion në fuqi tri pikë shumë të rëndësishme në garën për titull.

Uzuni, me instiktin e golashënuesit, u pozicionua në vendin dhe kohën e duhur pranë portierit kundërshtar, duke shtyrë drejt rrjetës një pasim të thjeshtë nga e djathta e sulmit të vendasve.

Ky ishte goli i shtatë për sulmuesin e Kombëtares Shqiptare në kampionat. Vetëm pesë lojtarë të elitës së futbollit hungarez kanë shënuar më shumë se Uzuni.