SPORT, 11 Nëntor 2023, 11:48

Nga Broja te Muçolli e deri tek e ardhmja, Sylvinho ka një përgjigje për të gjithë, por Moldavia e “shqetëson” jo pak

Nga Broja te Muçolli e deri tek e ardhmja, Sylvinho ka një

Sylvinho, trajneri i Shqipërisë, në vigjilje të sfidës kundër Moldavisë foli për zgjedhjet e bëra, mungesën e Brojës dhe gjendjen e Nedim Bajramit. Tekniku kuqezi u shpreh i bindur se objektivi i Shqipërisë kalon nga Moldavia, një skuadër e fortë që nuk ka pësuar asnjë humbje në shtëpi:

“Kemi dy finale shumë të rëndësishme. Në këto fushatë kemi thirrur 40 lojtarë. Për herë të parë, me mua, kemi marrë Muçollin. Çuni? Kemi dy pyka si Cikalleshi dhe Daku, por dhe lojtarë të tjerë që mund të bëjnë atë rol, si Uzuni apo Seferi. Në këto ndeshje ne kemi nevojë për sulmues anësorë, për këtë arsye kemi thirrur Muçollin. Kemi përpara dy ndeshje të rëndësishme që vendosin fatin e kualifikimit për në Evropian. Luajmë ndaj dy rivalëve që janë shumë të fortë në mbrojte, Moldavia është një kundërshtar që nuk ka pësuar asnjë humbje në shtëpi:

Nuk kemi frikë, preokupim gjithmonë. Kemi dy finale të rëndësishme, futbolli është shumë i vështirë. Jemi të ndërgjegjshëm që kemi dy finale të rëndësishme, vendimtare, duhet të përgatitemi mirë për të dyja. Kemi një ndeshje të vështirë me Moldavinë, lojtarët janë të karikuar, i kam dëgjuar. Enea doli nga lista por të tjerët janë gati, e dimë që duhet të përgatitemi mirë. Frikë kurrë, por të impenjuar në punë, që të përgatitim mirë këto ndeshje. Pjesa më e bukur e futbollit është ajo, kur shkon në fushë duhet përgatitur mirë. Duhet ti respektojmë të gjithë, në grup janë të gjithë në garë dhe duhet të hyjmë me forcë në ndeshje.

Mendoj se nuk duhet të ndryshojmë. Me të drejtë më kujtohet që tani bëhen llogaritë, por në futboll është e vështirë. Duhet të përgatitemi mirë të dyja, e drejtë që matematikisht luhet për një pikë, por është e pamundur që të hysh të luash për një pikë, është e pamundur. Ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë, jemi një skuadër me djersë, shpirt, zemër, që hyn në fushë me forcë. Ne duhet të bëjmë ndeshjen tonë, Moldavia është në lojë dhe na pret një ndeshje shumë e vështirë.

Modul ndryshe? Të dy ndeshjet janë të rëndësishme, e radhës është vendimtare, se jemi në kushte për t’u kualfikikuar. Moldavia është një ekip që në shtëpi apo transfertë janë të organizuar, shfrytëzojnë kundërsulmin, kanë lojtarë të mirë, janë të rreshtuar mirë, të organizuar për kundërsulm, e bëjnë mirë. Janë lojtarë me centimetra, janë të rrezikshëm në standarde. Duhet të përgatitim ndeshjen tonë, jemi organizuar, kemi tranzicionin dhe lojtarë teknikë. Por në nivel strategjik është ajo që kemi folur, ndeshja më pas luhet. Mund të vendoset gjithçka në 90 minuta, por është ndeshja më vendimtare e këtij grupi për ne.

Broja? Janë situata të ndryshme me Mihajn. Ne montiorojmë 56 lojtarë. Me 12 tetor Armando u kthye në Londër dhe nuk u grumbullua. Është lojtar i cili sot bën 11 muaj që kishte dëmtim të rëndë dhe ka kohë të riaftësohet, ai nuk është kthyer plotësisht, ka 11 muaj që nuk bën 90 minuta. Ai nuk ka luajtur në asnjë nga 4 ndeshjet në këtë muaj, ka kohë që të riaftësohet me ngadalësi. Enea Mihaj është i shëndetshëm, bëri 82 minuta, dukej një gjë jo serioze, por më pas u mësua se do të humbasë 3-4 javë. Armando duhet kohë, ngadalë-ngadalë duhet të kthehet. Zakonisht u ndodh lojtarëve me këtë dëmtim. Është një lojtar me kalibër të jashtëzakonshëm, por duhet të respektojmë shëndetin e tij që vjen para të gjithave.

E ardhmja ime? Jetojmë të gjithë bashkë një moment shumë të bukur, por e kujtoj gjithmonë që mungon një pjesë e rëndësishme. Por në mendjen tonë është ndeshja dhe nuk ia dalim të mendojmë për gjë tjetër. Ne duhet të bëjmë çdo sforco të rëndësishme që të shkojmë në Europian, që është e mirë për Federatën, lojtarët, vendin. Mendja është vetëm aty, pastaj jeta e trajnerit nuk është e thjeshtë, por janë gjëra që ndodhin, janë më vonë. Mendoj se mund të bëj si trajner. Mendja është këtu, jemi të lumtur, kemi mbështetjen e federatës e vendit. Kjo nuk të lejon të mendosh gjë tjetër. Kam qenë këtu 4 javë radhazi në fillim, më ka mundësuar që të shkoj edhe të takoj lojtarë që nuk ishin të gatshëm. Për të kuptuar gjithçka, mendja është këtu.

Çelësi i suksesit? Mendoj se vendimtare është se kur punohet në futboll, duhet të besojmë të gjithë, e para janë lojtarët, që vijnë dhe e mendojnë. Ndeshja e parë ishte transferta aspak e lehtë në Varshavë dhe kuptuan idenë e asaj që mund të bënin. Por merita është e të gjithëve, veçanërisht e lojtarëve që kuptuan idenë, dhanë këtë futboll me zemër dhe shpirt. Se nuk është vetëm sport se ata përfaqësojnë njerëzit, e kanë kuptuar menjëherë dhe jemi këtu se e kanë kuptuar dhe kanë mbështetjen e njerëzve.

Bajrami ishte në paniknë, nuk ka luajtur. Edhe herën e kaluar ka luajtur 23 minuta. Nedimi është në rregull, e kam dëgjuar, e monitorojmë, nuk ka probleme. Është e vështirë që kur është në pankinë, të bësh komente se ai ka trajner e staf. Por ai është mirë, i shëndetshëm dhe nesër do të bashkohet me ne.