SPORT, 3 Mars 2023, 22:35

Napoli ka gati kontratën dhe pagën e re për Rrahmanin, ja shifrat e majme që do të përfitojë ish-mbrojtësi i Partizanit

Napoli ka gati kontratën dhe pagën e re për Rrahmanin, ja shifrat

Amir Rrahmani do ta nënshkruajë shumë shpejt kontratën e re me Napolin. Ish-mbrojtësi i Partizanit po shfaq formë solide me klubin italian, teksa drejtuesit e kryesuesve të Serisë A po planifikojnë ta shpërblejnë me një kontratë të re kapitenin e përfaqësueses së Kosovës.

Sipas gazetarit sportiv italian Nikolo Shira, marrëveshja mes të palëve është arritur dhe kapiteni kosovar do ta hedhë firmën në kontratën e re në ditët në vazhdim.

29 vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë trevjeçare, që do e mbante atë në Napoli deri në vitin 2027, pasi kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2024.

Aktualisht, thuhet se Rrahmani paguhet 1,8 milion euro në vit, ndërsa me kontratën e re do t’i marrë 2,5 milionë euro neto në vit.

Kujtojmë, një kohë Rrahmani ishte i lënduar, teksa disa ndeshje, ndërsa tashmë është rikthyer në një lider i skuadrës së Spaletit, me këtë të fundit që  ka meritat më të mëdha për ngritjen dhe zhvillimin e mbrojtësit shqiptarë.