SPORT, 1 Mars 2023, 15:52

Hetimi “Prisma”, Juventus i detyrohet Dybalas 3.7 milionë euro

Hetimi “Prisma”, Juventus i detyrohet Dybalas 3.7 milionë euro

“Gazzetta dello Sport” raporton se ditën e djeshme, prokurorët publikë të ngarkuar për hetimin “Prisma” dëgjuan avokatin e Paulo Dybala.

Kjo pasi duket se lojtari argjentinas nuk ka marrë 3.7 milionë euro që Juventusi kishte marrë përsipër t’i jepte si pjesë e manovrës së dytë të pagve të rënë dakord individualisht me lojtarët gjatë sezonit 2020/2021.

Nga seanca do të kishte dalë se Dybala duhet t’i kishte marrë ato para deri në janar, por pasi nuk i kishte marrë, ai ia ka kërkuar Juventusit përmes avokatit të tij.