TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Largimi i Bernard Shalandit nuk ka shmangur telashet e përfaqësueses së Kosovës. Seria e humbjeve të “Dardanëve” tani është katër radhazi, por entuziazmi që dikur qëndronte te Kosova, tashmë ka marrë një zbehje të madhe.
Rënia drastike e Kosovës është vërejtur edhe në përballjen me Jordaninë, ku pësoi një humbje 0-2 në “Fadil Vokrri”. Megjithatë, duket se ndryshimi i trajnerit nuk solli shpresën që çdokush e ka pritur, pasi Shaland ka qenë shumë i kritikuar nga tifozët e sidomos nga analistët vendës. Ndërkohë, drejtimin e përkohshëm e mori slloveni Primoz Gliha. Katër futbollistë që ishin në listë nuk kanë ardhur fare.
Rashani e Bytyqi të lënduar, ndërsa Kastrati e Celina me kërkesë nga klubet e tyre kanë qëndruar të lirë nga përfaqësuesja e Kosovës.
Ndërkohë që, edhe pse është fundi i ndeshjeve kualifikuese të Botërorit 2022, lista e zgjedhur nuk është mirëpritur nga disa futbollistë. Gliha u arsyetua me faktin se ka marrë futbollistë të përkushtuar më shumë në mbrojtje mirëpo taktika e tij e përdorur la shumë për të dëshiruar.
Megjithatë, ndeshja ndaj Jordanisë la edhe faktin se shumë futbollistë kanë probleme të gjejnë një vend në klube të ndryshme europiane e disa të tjerë edhe në klube të vogla. Deklarata pas ndeshjes e trajnerit Primoz Gliha ishte disi befasuese, teksa theksoi se fajin për këtë humbje e kishte fati i keq. “Kemi krijuar shumë shanse për gol, por nuk patëm fat. Shpresoj që fati të na ndjekë në ndeshjet e ardhshme. Në futboll nëse luan mirë, krijon raste.
Duhet të flas me ekipin për përfundimin e aksioneve, duhet të shënojmë, të gjejmë zgjidhje”, ka thënë Gliha.
Por, ndërkohë, disa lojtarë që janë vlerësuar te përfaqësuesja e Kosovës, po lënë shumë për të dëshiruar, teksa ka kohë që nuk kanë lënë gjurmë në ndeshjet e zhvilluara dhe reagimi i tifozëve ndaj tyre në rrjetet sociale është vetëm në rritje. Kosova ditën e sotme do të luajë në transfertën e Greqisë, ku në Selanik do të zhvillojë takimin e fundit në eliminatorët e Botërorit 2022.