TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot, Kategoria Superiore do të ngrejë siparin e javës së 9-të, ku do të zhvillohen dy sfida në dy orare të ndryshme.
Në orën 16:45, në stadiumin “Loro Boriçi”, do të luhet ndeshja Vllaznia-Kastrioti. Të dyja skuadrat vijnë nga një moment negativ, teksa skuadra shkodrane kërkon me çdo kusht kthesën pas tre javëve ma fitore, ndërsa krutanët synojnë të dalin nga vendi i fundit i tabelës.
Në orën 19:45, në stadiumin “AIR Albania”, do të zhvillohet takimi Partizani-Laçi.
Të dyja skuadrat kërkojnë të kenë vazhdimësi të rezultateve pozitive dhe kjo sfidë premton të ketë spektakël dhe të jetë e luftuar nga të dyja anët.