TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Newcastle do të luajë nesër në shtëpi kundër Brentford, ndeshje kjo për llogari të javës së 12-të në Premier League.
“Qymyrxhinjtë” nuk kanë shijuar akoma fitoren e parë këtë sezon, teksa Eddie Howe duhet të presë për të debutuar si trajner i bardhezinjve.
43-vjeçari, i cili u zyrtarizua si trajner i Newcastle 11 ditë më parë duke firmosur deri në 2024, ishte bërë gati të debutonte në “St James Park”.
Gjithsesi, tekniku anglez ka rezultuar pozitiv në tamponin e kryer ditën e sotme dhe ka nisur menjëherë karantinën.
Newcastle, që ka kaluar në pronësi të miliarderëve arabë të fondit financiar "PIF", do të drejtohet në ndeshjen e nesërme nga dy ndihmësit e Howe: Jason Tindall dhe Graeme Jones.