SPORT, 19 Nëntor 2021, 22:36

Granit Xhaka, objektivi numër një i Mourinjos për merkaton e janarit

Granit Xhaka, objektivi numër një i Mourinjos për merkaton e

Roma-Xhaka nuk është një dashuri e mbaruar. Ashtu siç parashikohet nga ‘’Corriere dello Sport’’ interesimi i verdhekuqve për mesfushorin zviceran nuk është zhdukur.

Pra mesfushori shqiptar është rikthyer zyrtarisht listën "verdhekuqe" për merkaton e janarit. Roma vazhdon të kërkojë një mesfushor për të zgjatur rotacionet dhe për t’i dhënë Mourinjos më shumë zgjedhje në skuadër.

Verën e kaluar, Xhaka ishte objektivi numër një i portugezit për një kohë të gjatë, por dëmtimi i Spinacolas dhe largimi i Xhekos i shtynë verdhkuqtë të investojnë në role të tjera.

Ndërkohë Xhaka rinovoi  kontratën me Arsenalin dhe ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju që do ta mbajë jashtë fushës deri në fund të vitit. Gatishmëria e tij për t’u transferuar në kryeqytet ishte e qartë qershorin e kaluar dhe mund të mos ketë ndryshuar.

Ndërhyrja e Murinjos mund të jetë vendimtare në këtë tratativë, pasi tekniku portugez e ngacmon shpesh Xhakën me komentet e tij në rrjetet sociale.