TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Po zhvillohet në këto momente gara e Moto GP, në pistën ‘RIkardo Tormo’. Për ndjekësit e këtij sporti është një moment i veçantë pasi është gara e fundit e Valentino Rosit. Në këtë ditë kaq të veçantë italiani ka një mbështetës shumë të veçantë.
Ish-lojtari i futbollit, Ronaldo Fenomeni është present dhe po ndjek garën e fundit të ‘Doktorit’.
Siç dihet Rosi është një fans i zjarrtë i Interit, sidomos në kohën kur Ronaldo ishte pjesë e ziklatërve. Ndoshta prezenca e brazilianit do të sjellë një mrekulli.
Valentino Rosi është padyshim legjendë e Moto Gp-së. Karriera e tij ka frymëzuar shumë pilotë të rinj dhe i ka sjellë një popullaritet mjaft të madh këtij sporti.
Italiani ka marrë pjesë në 370 gara përgjatë karrierës së tij. Ai ka fituar 89 dhe ka qenë në podium 199 herë.