SPORT, 24 Mars 2023, 13:31

FORMULA 1/ Hamilton drejt Red Bullit? Shefi i austriakëve i jep përgjigjen përfundimtare fansave

FORMULA 1/ Hamilton drejt Red Bullit? Shefi i austriakëve i jep

Pas zërave që kanë qarkulluar kohët e fundit në ambientet e Formulës 1 për një kalim të bujshëm të Luis Hamiltonit te Red Bulli, së fundmi ka ardhur edhe reagimi i Kristian Horner.

Shefi i skuadrës austriake i “mbyll” dyert një afrimi të mundshëm të shtatë herë kampionit të botës te Red Bulli.

“Pilotët tanë do të qëndrojnë jo vetëm këtë sezon, por edhe kampionatin e ardhshëm.

Jemi shumë të kënaqur me punën e tyre dhe nuk arrij që ta kuptoj se si mund të marrim Hamiltonin në ekip”, ishin fjalët e Hornerit, në lidhje me një afrim të mundshëm të Red Bulli të pilotit britanik, teksa ky i fundit është në skadencë kontrate me Mercedesin.