SPORT, 26 Mars 2023, 09:28

Humbja historike e Italisë, rruga drejt Gjermanisë menjëherë malore. Mançini: Herët a vonë do të…

Humbja historike e Italisë, rruga drejt Gjermanisë menjëherë

Italia duhet ta rinisë nga pjesa e dytë kundër Anglisë, por rruga drejt Europianit është bërë menjëherë malore për skuadrën e Roberto Mançinit, i cili nuk mund të lejojë hapa të tjerë fals pas humbjes kundër Anglisë në shtëpi, i cili është një rezultat që mund të peshojë.

Në grupin me pesë skuadra është edhe Ukraina, Maqedonia e Veriut dhe Malta, ndërkohë që skuadrat, të cilat do të kualifikohen janë dy të parat: pikërisht për këtë arsye kampionët e Europës duhet të reagojnë menjëherë në transfertën me Maltën.

Në stadiumin “Maradona” pjesa e parë ishte për t’u harruar, ndërkohë që në të dytën u panë sinjale të mira. E nënvizoi një fakt të tillë edhe trajneri në konferencën pas ndeshjes.

Një lojë e mirë, por gjithsesi zero goditje në portë pas golit të Reteguit. Shumë pak për kampionët në fuqi të kontinentit, të cilët nuk e kanë të sigurt vendin e tyre në fazën finale të turneut në Gjermani.

Humbja kundër Anglisë është historike sa i takon edhe së shkuarës: Italia nuk humbiste një ndeshje kualifikuese europiane që prej vitit 2006 (3-1 kundër Francës si kampione në fuqi e botës), nuk humbiste në shtëpi prej vitit 1999 (2-3 kundër Danimarkës) dhe nuk humbiste ndeshjen e parë të një grupi kualifikues prej vitit të largët 1974 (3-1 kundër Holandës). Statistika që pas ndeshjes së të enjtes në Napoli dhembin akoma më shumë.

MANÇINI – “Nis në malore dhe përfundon në dishezë”, thoshte Roberto Mançini për programin “Viva Rai2” të Fiorelos, duke u dhënë italianëve një slogan shprese dhe marrë mbrapsht edhe batutën e moderatorit: “Roberto, unë pashë vetëm pjesën e dytë, fituam 1-0”.

“Nuk ishte një pjesë e parë e mirë. Për fat të keq patëm pak shpërqendrim. Por në të dytën luajtëm shumë mirë dhe kjo është e rëndësishme”, vijoi tekniku italian. “Herët a vonë do të fitonin edhe anglezët”, shtoi Mançini me humor.

“Nuk e ngrita zërin në dhomën e zhveshjes. Thashë se isha shumë i zhgënjyer dhe pak i zemëruar për pjesën e parë, por e dyta shkoi mirë. Për fat të keq humbëm. E nisëm në malore dhe do ta përfundojmë në dishezë. Kishte pak për t’u zemëruar, tashmë ndeshja përfundoi”.

Mançini bëri në fund edhe formacionin e ëndrrave, ndërsa zgjodhi: “Zof, Xhentile, Shirea, Maldini dhe Kabrini në mbrojtje; De Sisti, Pirlo; Riva, Baxho, Rosi dhe Viali”.