SPORT, 26 Mars 2023, 14:13

Belgjika pa Courtois në miqësoren e “luksit” ndaj Gjermanisë

Belgjika pa Courtois në miqësoren e “luksit” ndaj

Fitorja 0 me 3 në tokën suedeze në ndeshjen e parë të kualifikueseve të Kampionatit evropian të futbollit, duket se nuk ka kaluar pa vuajtje, me portierin Thibaut Courtois i cili ka përsuar një dëmtim në kofshë.

“Gardiani” i Real Madrid mësohet se nuk do të jetë i gatshëm për miqësorën e “luksit” të 28 marsit, ndaj Gjermanisë, teksa është bërë me dije se portieri është kthyer në Madrid dhe se do të ndiqet nga mjekët në Spanjë.