SPORT, 10 Qershor 2023, 22:22

Fati i keq përndjek Bruyne, në finalen e vitit 2021 la fushën si pasojë e dëmtimit

Fati i keq përndjek Bruyne, në finalen e vitit 2021 la fushën si

Kevin de Bruyne u lëndua në pjesën e parë të finales së Ligës së Kampionëve.

Në minutën e 36-të ai e pa të pamundur të vijonte lojën ndaj kërkoi zëvendësimin, ndërsa në vend të tij u aktivizua Philip Foden.

Belgu u dëmtua për herë të dytë në finalen e Champions League. Kundër Chelsea në vitin 2021, De Bruyne u zëvendësua në minutën e 60-të për shkak të një dëmtimi në kokë të shkaktuar nga një përplasje me Antonio Rudiger.