SPORT, 10 Qershor 2023, 16:22

Sot finalja e Champions, mijëra tifozë të Interit dhe të Manchester City-t 'pushtojnë' rrugët e Stambollit

Sot finalja e Champions, mijëra tifozë të Interit dhe të

Atmosferë elektrizuese në Stamboll, ku do të luhet sot finalja e madhe të Champions-it. Tifozët e Inter-it dhe të Manchester City-t kanë mbushur baret në qendër të Stambollit, teksa po përgatiten për të përjetuar magjinë e këtij dueli special.

Atmosfera ishte unike në parqet qendrore e po ashtu në zonat e dedikuara për fansat, ndërkohë që shumë prej vizitorëve e shfrytëzuan kohën për të bërë fotografi në atraksionet e metropolit turk. Shumë të tjerë zgjodhën të qëndronin në bare e restorante, e këndonin këngë dhe brohoritnin për ekipin e tyre të zemrës. 

Një pjesë e tifozëve bënë foto me trofeun zyrtar të Champions League, që do të qëndrojë i ekspozuar deri sa të niset në stadiumin “Ataturk” për finalen e madhe. Impianti ku do të luhet finalja ka një kapacitet prej 75 mijë spektatorësh dhe do te jetë i tejmbushur.