SPORT, 18 Qershor 2024, 20:06

Ndeshje e çmendur mes Turqisë dhe Gjeorgjisë, ylli Gyler shkëlqen në fitoren e skuadrës së Montelës

Ndeshje e çmendur mes Turqisë dhe Gjeorgjisë, ylli Gyler

Turqia ka arritur një fitore të rëndësishme në Grupin F të Europianit, duke mundur 2-1 Gjeorgjinë debutuese.

Sfida nisi mjaft mirë për turqit, të cilët gjetën rrjetën falë një supergoli të Muldur në minutën e 25’. Barazimi erdhi pas 7 minutash, me gjeorgjianët që u ngritën në festë pas golit të Mikautadze.

Pjesa e dytë ishte gjithashtu e luftuar nga të dyja skuadrat, por goli i dytë i turqve erdhi nga talenti i Realit të Madridit, Arda Guler, i cili me një gjuajtje nga jashtë zone në minutën e 66’ kaloi  sërish në avantazh skuadrën e Montellës.

Gjeorgjianët u përpoqën që të barazonin takimin, por në fund ishte Akturkoglu shënoi me portën bosh për t’i dhënë fund sfidës.