SPORT, 19 Nëntor 2021, 09:33

Dyshohet për kontakte me një të infektuar/ COVID merr “peng” titullarin e Bajernit, hyn në izolim

Dyshohet për kontakte me një të infektuar/ COVID merr

Bajernit të Mynihut do t’i duhet të luajë në ndeshjen e sotme pa mesfushorin Joshua Kimish. Ylli i pavaksinuar i kampionëve mësohet të ketë pasur kontakt me një njeri në rrethin e tij të ngushtë që dyshohet të jetë infektuar me COVID. Këtë e konfirmoi dhe trajneri i Bajernit në konferencën për shtyp ditën e djeshme.

Personi i dyshuar do të kryejë testin PCR dhe nëse rezulton pozitiv do të detyronte Kimishin të hynte sërish në karantinë. Gjithsesi për sot, mesfushori i kombëtares gjermane ka pak gjasa të jetë në fushë. Kujtojmë që Kimish u detyrua të kthehet nga grumbullimi i kombëtares gjermane, pasi udhëtoi së bashku me Niklas Zyle drejt Volfsburgut.

Zyle rezultoi pozitiv ditën e udhëtimit duke bërë që “DFB”- ja t’i detyronte ata të izoloheshin në shtëpi edhe pse Kimish kishte rezultuar negativ në testin e kryer, duke parë që është i pavaksinuar, u detyrua të qëndronte i mbyllur.

Një tjetër mungesë e rëndësishme për skuadrën e Bajernit është edhe ajo e Kingslei Koman. Francezi ka një dëmtim muskulor dhe nuk ia ka dalë të rikuperohet në kohë për derbin ndaj Augsburgut. Zyle, gjithashtu nuk është gati, si dhe Çupo-Moting me Dejvisin që janë kthyer vetëm dje nga kombëtaret e tyre.

Gjithsesi, një lajm i mirë mbetet rikthimi i Leon Goreckës i Augsburgut, i cili ka lënë pas dëmtimin në qafë nga ndeshja me Lihtenshteinin duke u rikthyer për sfidën e sotme ndaj Augsburgut ku pritet ta nisë nga minuta e parë. Ndërkohë, në sulm pritet të luajë si përherë Robert Levandovski i ndihmuar nga Leroi Sane dhe Serge Gnabri nga krahët.