SPORT, 18 Nëntor 2021, 18:16

Brozovic jep "sinjale dashurie", gati të rinovojë me Interin

Brozovic jep "sinjale dashurie", gati të rinovojë me Interin

Marcelo Brozovic del hapur dhe shpreh në rrjetet sociale dëshirën e tij për të qëndruar te Interi. Futbollisti kroat është në skadencë kontrate me zikaltrit në fund të këtij sezoni dhe ende nuk ka vendosur të ardhmen e tij.

I ngacmuar në privat në Instagram nga gazetari i njohur italian Fabrizio Biasin i cili njihet si një tifoz i flaktë i Interit, vetë Brozovic i është përgjigjur se dëshira e tij është të qëndrojë te skuadra Simone Inzaghi. Biasin më pas nuk ka ruajtur privacitetin e kësaj bisede duke e zbuluar në media për të lumturuar sadopak të gjithë tifozët zikaltër.

Në orët e fundit ka patur një takim mes babait agjent të Brozovic dhe drejtuesve të Interit ku është diskutuar pikërisht për rinovimin e kontratës.

Palët janë afër arritjes së një marrëveshjeje me Interin që i ofron një pagë duke nisur nga 5,5 milionë eurot ndërkohë që kroati kërkon që baza të nisë nga 6 milionë euro. Për momentin ka një distancë prej 500 mijë eurosh mes Brozovic dhe Interit por dëshira e kroatit është të qëndrojë te milanezët dhe me shumë gjasa marrëveshja e re do të gjendet.

Brozovic jep "sinjale dashurie", gati të rinovojë me Interin