SPORT, 18 Nëntor 2021, 13:39

Legjenda Zhuninjo flet me superlativa për Shaqirin: Ka bërë disa ndeshje të mira, ja çfarë duhet të bëjë për tu përmirësuar

Legjenda Zhuninjo flet me superlativa për Shaqirin: Ka bërë disa

Të gjithë e mbajnë mend legjendën braziliane të futbollit, Zhuninjon, dhe aftësinë për të shënuar nga goditjet e dënimit, nga çfarëdo lloj pozicioni.

46-vjeçari është rikthyer të flasë për ish-ekipin e tij Lionin, duke e analizuar dhe për afrimet e bëra në merkaton e verës, një ndër ta dhe sulmuesin shqiptar Xherdan Shaqirin.

Braziliani ka folur me superlativa për sulmuesin nga Gjilani duke e këshilluar të marrë situatën në drejtim dhe më pas koha do të tregojë aftësitë e tij.

“Shaqiri ka bërë disa ndeshje të mira. Luan më shumë në qendër me kombëtaren e Zvicrës, ndërsa këtu luan pak më djathtas.

Ai duhet të marrë drejtimin e tij dhe mendoj se do të jetë edhe më i mirë me kalimin e kohës”, ka mbyllur fjalën e tij Zhuninjo.