SPORT, 23 Janar 2022, 20:01

Bajerni i Mynihut nuk njeh kundërshtar, triumfon edhe ndaj Hertës së Berlinit

Bajerni i Mynihut nuk njeh kundërshtar, triumfon edhe ndaj Hertës

Në tri ndeshjet e fundit që ka fituar Bajerni i Mynihut në Bundesligë, e ka bërë me “poker”, duke realizuar nga katër gola. Së fundmi, kampionët e Gjermanisë fituan 1-4 në fushën e Hertës Berlin, duke mbajtur kreun dhe bindur në rrugën drejt titullit.

Fillimisht në këtë ndeshje ka shënuar Toliso në minutën e 25-të pas asistimit të Koman. Ndërkaq, në minutën e fundit të pjesës së parë gol për Bajernin shënoi Tomas Myller, pas asistimit të Kimich.

Në pjesën e dytë, Leroj Sane ka shfrytëzuar një gabim në mbrojtje për të shënuar golin e tretë të Bayernit në minutën e 75-të. Në minutën e 79-të për Bajerni do të shënonte golin e katërt edhe Serge Gnabri. Hertha do të realizonte golin e nderit dy minuta më vonë.