AKTUALITET, 11 Gusht 2020, 13:17

SPAK i sekuestroi pasurinë, kush është Valentin Selaj, ish-i dashuri i Viola Spiros që njihet si "Zoti i drōgës”

SPAK i sekuestroi pasurinë, kush është Valentin Selaj, ish-i


SPAK goditi sërish sot. Këtë herë prokurorët kanë shkuar në Lezhë dhe kanë vendosur për sekuestron e 17 pasurive të familjes Selaj.

Valentin Selaj, i cili është në hetim në Holandë për trafikim kōkaine, është bërë sebepi për nisjen e hetimeve në Shqipëri dhe më pas SPAK ka vendosur t’i sekuestrojë pasuritë.

Gjithçka ka nisur pas një letërporosie nga Holanda, e cila ka dhënë informacione dhe dyshohet se paratë e përfituara nga trafiku i drōgës janë investuar në Shqipëri.

Po kush është Valentin Selaj?

Valentin Selaj është një emër i njohur si për Policinë dhe për mediat në Shqipëri.

Ai u bë pjesë e kronikave kur u arrestua pak vite më parë në Itali për trafik drōge. Po ashtu në atë kohë iu zbulua dhe lidhja me moderatoren Viola Spiro.

Selaj ra në pranga në vitin 2017 gjatë një operacioni antidrōgë në Firence, ku u cilësua si koka e trafikut të kōkainës dhe herōinës nga Holanda në Itali dhe shfrytëzim prōstitucioni.

Gazeta italiane “La Nazione”, në atë kohë iu referua si “Zoti i drōgës” dhe për të shkruhej se ishte kreu i një bande mjaft të fuqishme ndërkombëtare, që sillte kōkainë nga Amerika Latine në Firence, nëpërmjet Holandës.