AKTUALITET, 11 Gusht 2020, 12:58

Këngë lavdërimi për një imam, dënohet me vdēkje muzikanti në Nigeri

Këngë lavdërimi për një imam, dënohet me vdēkje


Nuk ofendoi profetin por vetëm lavdëroi një imam duke shkaktuar zemërim dhe indinjim tek bashkëqytetarët e tij të cilët iu drejtuan drejtësisë.

Dhe në gjykatën e lartë të shtetit nigerian të Kanos, u vendos dënimi me vdēkje për një muzikant 22 vjeçar i cili u shpall fajtor për blasfemi.

Jahaia Sharif-Aminu në muajin mars krijoi një këngë, të cilën e shpërndau në Whatsapp për fansat e tij në të cilën shpreh admirim për një imam në Senegal.

Lavdërimet e të riut për imamin lënë të kuptosh se ai ka një konsideratë më të lartë se ajo për profetin Muhamed.

Që nga viti 1999, ky është dënimi i dytë me vdēkje. I pari ishte në 2002-shin: një burrë që vrāu një grua dhe dy fëmijët e saj u ēkzekutua.

Që kur është publikuar kjo këngë, 22 vjeçari, i njohur sidomos në komunitetin e tij, ka qëndruar i fshehur si pasojë e zemërimit të banorëve të cilët dogjën shtëpinë e tij dhe të familjes duke kërkuar çdo ditë arrestimin e tij.

Organizatorët e protestave në një deklaratë për BBC u shprehën se ky dënim do të shërbejë si shembull për të ndaluar këdo që mendon se mund të ofendojë besimin mysliman dhe profetin.

Për ēkzekutimin me varje mungon vetëm firma e guvernatorit të Lanos.