TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ngjarje e trishtë në Kosovë. Tre ditë më parë në Kosovë ka ndërruar jetë një police shtatzënë. Kjo e fundit ndërroi jetë, pasi u infektua me koronavirus.
Mediat vendase shkruajnë se e ndjera për një kohë u trajtua në Kralevë të Serbisë, po nuk arriti të fitonte betejën ndaj COVID-19.
Policja shtatzënë shërbeu për një kohë të gjatë në Stacionin e Policisë në komunën e Shtërpcës. Të shtunën e kaluar ajo u përcoll për në banesën e fundit.
Ndërkohë, javët e fundit në Kosovë është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve dhe viktimave.
Që prej fillimit të shpërthimi të pandemisë në Kosovë e deri tani, janë regjistruar 341 viktima dhe 10.419 të infektuar.