TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u ka bërë sot thirrje qytetarëve që të shtojnë kujdesin kundër COVID-19.
Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu shprehet se të gjithë mund të ndihmojnë në ndalimin e përhapjes së virusit që po merr jetë qytetarësh.
“#COVID19 NORMALITETI I RI kërkon vetëm pak kujdes nga secili prej nesh, në përditshmërinë tonë. ↔️ Ndihmoni në ndalimin e përhapjes së koronavirusit! ”, shkruan ministrja teksa ka postuar dhe një foto.
Në grafikën e postuar prej saj kërkohet nga qytetarët që të kujdesen për të ruajtur distancën, pasi përhapja e COVID në vendet publike është më e madhe dhe duhet patur kujdes.