SPORT, 22 Maj 2019, 18:59

Skenar i “çmendur” nga Italia, Kuajarela mund të rikthehet te…

Skenar i “çmendur” nga Italia, Kuajarela mund të


Një ide e çmendur duket se ka lindur në kokën e presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentis. Numri një i skuadrës “partenopei”, po e mendon seriozisht rikthimin e Fabio Kujarelës në skuadrën e  vendin e tij të lindjes.

Kujarela ka qenë pjesë e Napolit deri në vitin 2011, kur u transferua te Juventusi. Siç raporton “Calciomercato.com”, De Laurentis do të flasë me Ançelotin dhe do të vendosin për sulmuesin 36-vjeçar.

Edhe pse në perëndim të karrierës sulmuesi i Sampdorias është golashënuesi më i mirë i Serisë A këtë sezon dhe po kalon një rini të dytë. Ai madje u thirr dhe nga Mançini në kombëtare, ku shënoi dy gola ndaj Lihteshtejinit në muajin mars.

Do të jetë e vështirë për Napoli të bindë Kuajarelën, pasi ai po kalon shumë mirë te Sampdoria.