SPORT, 19 Maj 2019, 21:00

FOTO/ Do të bëhet baba për herë të parë, Granit Xhaka zgjedh një mënyrë të veçantë për ta dhënë lajmin


Futbollisti shqiptar i cili luan për kombëtaren zvicerane do të bëhet baba për herë të parë dhe ka qebnë vetë ai që e ka bërë të ditur lajmin.

Xhaka ndan me miqtë dhe fansat lajmin e gëzueshëm të pritjes së një fëmije nga aid he bashkëshortja e tij teksa ka publikuar një foto në rrjetet sociale bashkë me Leonitën dhe përkrah fotosj shkruan: Mommy & Daddy ëaiting for you ??? @leonita.x (‘Mami dhe babi duke pritur për ty’).

Ndërkohë kjo është mirëpritur nga fansat dhe ndjekësit e tij në rrjetet sociale të cilët nuk kanë nguruar ti shprehin urimet çiftit simpatik dhe të dashur për publikun.

Nga ana tjetër, Xhaka nuk ka preferuar të tregojë për gjininë e bebes si dhe kur pritet që të vijë në jetë.