TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Disa orë më parë, aktori i famshëm Tom Hanks konfirmoi në llogarinë e tij në rrjetet sociale se ai dhe bashkëshortja, Rita Wilson, ishin infektuar nga Covid-19.
Aktori ka rrëfyer se ata kishin shfaqur simptomat e virusit si lodhje, dhimbje trupi, ethe dhe temperaturë, ndërkohë që janë izoluar dhe do të trajtohen nga mjekët.
Sipas dyshimeve të para, çifti e ka marrë koronavirusin një muaj më parë në Australi, teksa qëndronin në hotelin luksoz “Gold Coast`s Oracle”, ku vetëm një natë kushton 1100 euro.
Në të njëjtën periudhë me ta ka qëndruar në hotel edhe një burrë nga Wuhan-i, i cili rezultoi gjithashtu pozitiv ndaj koronavirusit.Mendohet se personi në fjalë është shkaku i infektimit të Hanks dhe partneres së tij, megjithatë asgjë nuk është 100% e sigurt.
Në Australi, numri i të infektuarve me virusin vdekjeprurës ka shkuar në 120.