AKTUALITET, 9 October 2026, 18:43

Shqipëria mbyll kapitullin e katërt të negociatave me BE-në, Rama: Nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik!

Shqipëria mbyll kapitullin e katërt të negociatave me BE-në,

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me ecurinë e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke njoftuar mbylljen e negociatave për Kapitullin 20.

Kreu i qeverisë e cilëson këtë zhvillim një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian të vendit, ndërsa thekson se ai forcon perspektivën për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama shprehet se mbyllja e këtij kapitulli shënon një tjetër etapë drejt objektivit të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Postimi i plotë: 

SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT, nis numërimi mprapsht i kohës drejt objektivit historik   

Drita jeshile nga BE për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20 forcon perspektivën për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim.