AKTUALITET, 9 October 2026, 17:54

Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy automjete, një person përfundon në spital

Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy automjete, një

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në aksin Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në Spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.