TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Me fillimin e vjeshtës dhe uljen e temperaturave, një sërë virozash janë në qarkullim.
Por gripi sezonal ende nuk ka ardhur, thonë ekspertët e shëndetit publik. Ndaj, sipas tyre, kjo periudhë mund të shfrytëzohet për vaksinimin dhe mbrojtjen ndaj tij.
280 mijë doza vaksine trevalente janë shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit, për të siguruar mbrojtjen e popullatës më të rrezikuar nga komplikacionet e gripit të stinës!
Referuar vendeve të hemisferës tjetër, që tashmë po dalin nga dimri, edhe këtë vit pritet të jenë në qarkullim tre tipe të virusit të gripit: A(H1N1), A(H3N2) dhe varianti B. Këto viruse nuk janë të panjohura për popullatën tonë, pasi qarkullojnë prej vitesh gjatë sezonit të dimrit. Edhe vaksina e këtij viti përmban shtamet e gripit që pritet të jenë në qarkullim.
Rovena Daja, mjeke e shëndetit publik, tregon se cilat janë kategoritë që duhet të mbrohen nga gripi përmes vaksinimit.
Çdo sezon dimri, gripi jo vetëm rëndon shëndetin e popullatës, por shkakton edhe viktima, kryesisht te të moshuarit me imunitet të dobët dhe me sëmundje të tjera shoqëruese.