AKTUALITET, 20 Shkurt 2019, 13:00

Shpërthimi i fuqishëm, policia jep detajet: Kanë plasur disa fishekë të fshehur në shkurre

Shpërthimi i fuqishëm, policia jep detajet: Kanë plasur disa

Një shpërthim i fuqishëm është shënuar këtë paradite në Elbasan, i ndodhur në lagjen “5 Maji” të këtij qyteti.

Policia dhe zjarrfikëset janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa dyshohet se shpërthimi ka ndodhur në një banesë të braktisur.

Fillimisht u raportua se dyshohet se flaka i është vënë nga banorët, pasi ky banesë përdorej nga poseduesit e drogës dhe shpesh herë është bërë problem për banorët dhe se shpërthimi ka qenë shumë i fortë, dhe dyshohet se është bërë më bombol gazi.

Ndërkohë policia në informacionin paraprak njofton se “Në lagjen “Haxhias”, Elbasan, në një banesë të rrënuar ka rënë zjarr. Nga hetimet paraprake dyshohet se në shkurret rreth banesës kanë qenë të fshehur disa fishekë të vjetër të cilët si pasojë e zjarrit kanë plasur”

Nuk ka asnjë të lënduar ndërsa shërbimet e zjarrfikses dhe policise ndodhen në vendgjare dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të zjarrit.