AKTUALITET, 20 Shkurt 2019, 12:17

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim i fuqishëm në Elbasan

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mesditën e sotme në lagjen “5 maji” të qytetit të Elbasanit.

Paraprakisht mësohet se shpërthimi ka ndodhur në oborrin e një banese në ndërtim, por ende nuk dihen rrethanat apo shkaqet e ngjarjes.

Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Paraprakisht dyshohet se kanë shpërthyer një sasi municionesh, pasi policia ka gjetur të fshehur në shkurre në oborrin e banesës në fjalë qindra fishekë./BW