AKTUALITET, 20 Shkurt 2019, 11:02

Pas takimit me Bashën flet ambasadori i BE: Protesta e opozitës të mos jetë e dhunshme

Pas takimit me Bashën flet ambasadori i BE: Protesta e opozitës

Mëngjesin e sotëm, ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz, iu drejtua zyrës së Lulzim Bashës ku ka zhvilluar një takim me të. Pas saj në zyrën e Bashës mbërriti ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

Në fokus të diskutimeve mendohet të ketë qenë vendimi i opozitës për lënien e mandateve, ku sot në 17:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së për vendimmarrjen finale.

Në një prononcim të shkurtër pas takimit, Soreca tha se i bëri të qartë zotit Basha qëndrimin e Bashkimit Europian.

Një porosi pati edhe për protestën e ditës së nesërme të thirrur nga opozita.

Fola me secilin dhe është mjaft e rëndësishme për të ndarë këto pozicione. BE ka qenë mjaft i qartë, i kemi shpjeguar liderit të PD dhe pozicionin tonë. Është e rëndësishme për të folur dhe diskutuar. Nesër është një ditë e rëndësishme, presim që të mos jetë e dhunshme, procesi demokratik duhet të prevalojë,”-tha Soreca.

Të martën e 19 shkurtit, Basha priti në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Duncan Norman.

Po dje Ambasada amerikane në Tiranë u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të mos pranojnë djegien e mandateve të tyre, duke theksuar se një vendim i tillë minon parimet bazë të demokracisë.