AKTUALITET, 20 Shkurt 2019, 10:41

Dhunoi gruan, ja çfarë i gjen policia në shtëpi 50 vjeçarit

Dhunoi gruan, ja çfarë i gjen policia në shtëpi 50

Policia e Tiranës ka arrestuar një 50-vjeçar pasi kishte dhunuar bashkëshorten e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit D. P, i është gjetur edhe një armë zjarri pistoletë me 21 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.