AKTUALITET, 12 Qershor 2020, 18:51

“Qeveria mbron hajdutët e votave”/ Pollo publikon dokumentin: Ky kriter u hoq nga kushtet për hapjen e negociatave


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo thotë se qeveria ka hequr në kushtet që duhen përmbushur për hapjen e negociatave fillimin e procedimit penal për vjedhjen e votave.

“Sado që të spërdridhen nuk i mbrojnë dot”- shkruan Pollo.

Postimi i plotë i Pollos:

“Mburoja e votëvjedhësve!”

Në planin qeveritar për kushtet që duhen përmbushur në mënyrë që të çelen negociatat me BE kanë hequr “fillimin e proçedimit penal për votëvjedhësit” !!!

Sado që të spërdridhen nuk i mbrojnë dot. Por forca e shoqërisë e shprehur më në fund me votë do të çelë një ditë të re evropiane!