TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është ‘shmangur’ për mrekulli në rrugën drejt Thethit, në Shkodër.
Një gur i madh është shkëputur nga një masiv shkëmbor në zonë, duke rënë mbi një automjet me të cilin po udhëtonin një grup turistësh.
Fatmirësisht grupi i turistëve ka shpëtuar pa asnjë lëndim.
Rruga e Dukagjinit është raportuar disa herë në media si problematike për shkak të rënies së gurëve dhe rrëshqitjeve të dherave, veçanërisht në segmente malore.
Rrëshqitja e gurëve dhe masiveve shkëmbore është kthyer në një problem në disa prej rrugëve të Shqipërisë, ku gjatë kohëve të fundit problematika janë shënuar kryesisht në qarkun e Elbasanit.


