TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqipëria do të përjetojë edhe sot një nga ditët më të nxehta të kësaj vere, me temperatura që në disa zona të izoluara si Elbasani, do të arrijnë deri në 42 gradë Celsius. Sipas meteorologes Tanja Porja, mëngjesi ka nisur me temperatura më të larta se një ditë më parë, duke shënuar një rritje prej rreth 2 gradësh.
“Në zonat malore temperaturat e mëngjesit variojnë nga 20 deri në 22 gradë, ndërsa në gjysmën perëndimore të vendit ato janë dukshëm më të larta. Berati e ka nisur ditën me 29-30 gradë, një vlerë shumë e lartë për orët e para të mëngjesit”, tha meteorologia.
Gjatë mesditës pritet shtim i vranësirave fillimisht në veri dhe verilindje, për t'u shtrirë më pas edhe në zonat qendrore e juglindore, por pa ndikuar ndjeshëm në uljen e temperaturave.
“Temperaturat maksimale do të regjistrohen në pjesën veriore dhe qendrore të vendit. Shkodra pritet të kalojë 39 gradët, Kopliku do të shkojë mbi 41 gradë, ndërsa Lezha, Durrësi dhe Velipoja do të arrijnë rreth 39 gradë”, theksoi Porja.
Sipas saj temperaturat më të larta do të regjistorhen në Elbasan, Berat dhe Fier.
“Në Tiranë termometri do të ngjitet deri në 40 gradë Celsius, ndërsa qarku i Elbasanit pritet të regjistrojë temperaturat më të larta të ditës, shumë pranë ose deri në 42 gradë. Edhe Fieri pritet të shënojë rreth 41 gradë, ndërsa Berati do t'i afrohet 42 gradëve”.