LIFESTYLE, 4 Mars 2020, 13:20

“Shiste lëngje dhe cigare te kufiri”, aktorja shqiptare rrëfen vuajtjet dhe sakrificat e të atit

“Shiste lëngje dhe cigare te kufiri”, aktorja shqiptare


Aktorja Erza Ramuka e njohur për rolin e Tringës në serialin “O sa mirë” ka rrëfyer për jetën e vështirë dhe sakrificat e babait të saj që në moshë të vogël. E ftuar në “Ftesë në 5”, Erza Ramuka ka treguar për filmin që i ka kushtuar të atit, duke rrëfyer gjithashtu dhe episodet e dhimbsshme të të atit në jetën reale, teksa shiste cigare dhe lëngje në kufirin përgjatë doganës, ndërsa ka përmendur dhe pjesën ku është rrahur dhe i është marrë malli. Aktora ka rrëfyer me detaje se si ja doli i ati, të mbijetonte mes shumë vështirësive.

“Që në moshën 9 vjeçare, jo për të mbijetuar, por ishte fëmijë i gjallë që donte të arrinte qëllimet e tij dhe ti tregonte familjes që ‘unë ia dal’, babi ka qenë duke shitur lëngje te kufiri, në rrugë, nëpër makina… Kur u rrit filloi të shiste edhe cigare, naftë… jo përmes doganës, jashtë doganës, jashtë pikës kufitare. Ka kaluar një kohë të vështirë kur një fëmijë nuk ka pasur të drejtë të punoj aq më pak punë që janë të vështira. Tregon që e kanë rrahur, ia kanë marrë mallin, fitimin dhe gjithçka që ka bërë gjatë kësaj kohe,”- është shprehur aktorja, Erza Ramuka në “Ftesë në 5”.

https://www.youtube.com/watch?v=E6MNH07A3Rw&feature=emb_err_watch_on_yt