LIFESTYLE, 4 Mars 2020, 13:17

Robert Berisha s’heq dot nga mendja ish-gruan, modelja në krah të tij bëhet ‘xheloze’: Nëse do të trembësh një burrë…ata e urrejnë këtë


Këngëtari Robert Berisha, duket se ende ka në mendje ish-gruan e tij, Nora Istrefi, pavarësisht që ata po bëjnë pothuajse një vit që kanë shkëputur marrëdhënien e tyre. Me këngën “Anna” në sfond, në një xhiro me makinë, këngëtari ka etiketuar në rrjete sociale, ish-bashkëshorten e tij, Norën.

Nga ana tjetër në sfond ka dalë modelja Xhesika Kadiu, që disa ditë më parë vendosi të tregonte hapur marrëdhënien e saj me Robert Berishën dhe shpresën për rikthim.

“Nëse ndonjëherë doni të trembni një burrë thjesht tregohuni të dashur dhe besnikë. Ata e urrejnë këtë gjë,”- shkruan Xhesika Kadiu në profilin e saj në Instagram, që mesa duket është një dedikim për këngëtarin, Berisha.

Pak ditë më parë ishte vetë modelja Xhesika Kadiu që vendosi t’i japë fund aludimeve, duke shprehur hapur lidhjen e saj me Robert Berishën. Ajo tregoi se nuk i ka pëlqyer asnjëherë që kjo lidhje të mbahet e fshehtë dhe theksoi se nuk ka qenë shkak i ndarjes së Norës me Robertin. Ndër rreshta modelja shprehu dhe dëshirën për rikthim me këngëtaren, edhe pse gjërat nuk kishin shkuar siç duhet.