LIFESTYLE, 3 Mars 2020, 17:59

“Meqënëse u fol shumë lart e poshtë për skraparllinjtë”, Artan Hoxha publikon foton dhe ka një mesazh

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zgjedhur një mënyrë mjaft të veçantë për të uruar për ditëlindjen mikun e tij, poetin Xhevahir Spahiun

Teksa ditën e djeshme në qendër të vëmendjes mediatike ka qenë tubimi i organizuar nga presidenti Meta, Hoxha shkruan se meqenëse sot (dje) u fol shumë lartë e poshtë për skrapallinjtë, ai është përkrahë gjeniut të poezisë, skraparlliut të madh Xhevahir Spahiut.

Postimi i plotë:

Meqe sot u fol shume lart e poshte per Skraparin dhe skraparllinjte...

Me gjeniun e poezise shqiptare dhe Xhevahirin e Skraparit, ne 75 vjetorin e lindjes se tij....

Sot ne mesdite, ne Akademine e Shkencave, me skraparlliun e madh, Xhevahir Spahiu...

U befsh nje plak i mocem sa Mali i Tomorrit..

BALLE PER BALLE

Une dal ne rruge

me tufa mimozash ne duar

ti me shkopinj dhe me plumba

ti me qen

une me pellumba.

Une kam fytyre

ti skafander

ti dhembet

une fjalen.

Une kerkoj nje grusht jete,

ti me kerkon edhe vdekjen.Te dy

sy nder sy

sy nder sy

te dy.

Pellumbat e mi plugojne hapesirat;

iken qente prej teje

muaren malet perpjete.

As qente nuk te duan.

Nuk te duan as qente.

Te dy

sy nder sy

sy nder sy

te dy.