TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktori i humorit, Gaz Paja në një intervistë për “Motor Plus”, në Vizion Plus ka folur dhe për vazhdimësinë e tij, në emisionin e humorit “Portokalli”.
I pyetur nga moderatori Rudi Hizmo, nëse e ka në plan të lëvizë nga ky show, në të cilin ka qëndruar për një kohë të gjatë, Gaz Paja ka treguar se nëse do i jepej ndonjë ofertë më e mirë, edhe mund të largohej.
Por, ai ka theksuar se si natyrë është njeri besnik, megjithatë nuk e ka përjashtuar mundësinë e pranimit të një oferte më të mirë.
“Ne jemi si futbollistët, vëlla, nëse dikush na ofron diçka më të mirë pse jo. Unë jam njeri besnik si natyrë, por në një moment kur nuk më ofrohen të gjitha gjërat sigurisht që do të shikoj punën time. Për momentin jam mirë tek Portokalli, nëse Top Channel nuk vazhdon në linjat që unë kam nisur unë shoh shtëpinë time dhe nuk ma ndjen fare.
Sepse pazaret i kam bërë me një burrë tjetër që fatkeqësisht nuk është më. Unë jam në Portokalli por nuk përjashtoj mundësinë të jem kudo,”- u shpreh Gaz Paja në emision.